Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"FRAGILE" – një instalim fotografik na rikujton se ne kemi vetëm një çast në këtë tokë

4
Foto: Credo Bonum

Me mjetet e ngjyrave dhe të dritës, artistja Johana Trajanova na tregon për dobësinë tonë personale dhe kalueshmërinë tonë në këtë tokë.Instalimi i saj i fundit fotografik titullohet KREHKI // FRAGILE, ashtu si dhe lulet botanike që ajo fotografon për të ilustruar kalueshmërinë e natyrës njerëzore.

Duke përdorur formën e lules botanike, Johana rikrijon ndjenjën e humbjes së një njeriu të dashur e të shtrenjtë kur bota duket se ka filluar të shkërmoqet para syve tuaj.Duke eksploruar brishtësinë e elementeve natyrore, autorja vizualizon brishtësinë e shpirtit tonë. A jemi të brishtë? - pyet ajo në mënyrë retorike. Dhe në një seri prej shtatë triptikësh tregon për fazat e ndryshme të një luleje botanike: nga lulëzimi, përmes gjetheve deri tek zbehja. Ekspozita mund të shikohet në galerinë e kryeqytetit Credo Bonum deri më 10 shtator 2022.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Credo Bonum




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD