Sasi të garantuara të gazit janë të disponueshme deri në fund të shtatorit, tha në një konferencë zëvendëskryeministri për politikën ekonomike Hristo Aleksev, i cili kryeson Shtabin e Krizave të Energjisë, të krijuar nga qeveria e përkohshme.
Shtabi është përqendruar në përfundimin dhe vënien në punë të interkonektorit të gazit me Greqinë, si dhe në stabilizimin financiar të "Bulgargaz".
"Problemet që janë grumbulluar janë të shumta", theksoi Hristo Aleksiev. Sipas tij, lidhja e gazit me fqinjin tonë jugor është lënë pa mbikëqyrje nga administrata e mëparshme. “Janë grumbulluar një sërë problemesh që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe dokumentacionin, kemi gjetur kaos të plotë dhe një menaxhim që nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit”, tha zëvendëskryeministri.
Ai tha gjithashtu se gazi duhet të sigurohet me çmime të përballueshme për bizneset dhe popullsinë. Sipas Hristo Aleksievit, për momentin nuk mund të ketë kompensim për shkak se nuk ka parlament funksional.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..