Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lideri i GERB akuzoi ish-sundimtarët për sabotim të kontratave të tyre për gazin amerikan

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Lideri i GERB-it Bojko Borisov akuzoi ish-kryeministrin Kirill Petkov dhe ish-zëvendëskryeministrin Asen Vasilev për sabotim të furnizimit me gaz natyror të lëngshëm amerikan në vend. Në fund të mandatit të tij, Kirill Petkov arriti marrëveshje për dërgimin e shtatë ngarkesave me gaz natyror të lëngshëm për çdo muaj nga tetori deri në fund të prillit 2023 me një çmim të paktën 20 dollarë më të ulët se ai i tregjeve evropiane. Sipas Bojko Borisovit, kabineti "Petkov" nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikane dhe nuk ka rezervuar pikë furnizimi për shkarkimin e cisternave.

Bojko Borisov shprehu kënaqësinë e tij për deklaratën e "Bullgarisë Demokratike", e cila është kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë. Borisov insistoi që në dokument të përfshihet edhe kompania e naftës “Lukoil”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD