Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gati 17% e mostrave të Covid-19 janë pozitive

Foto: BGNES

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 968. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 17,2% nga 5600 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. 897 veta janë shtruar në spitale, nga të cilët 49 janë në reanimacion. 138 janë pacientët e rinj në spitale, ndërsa 8 persona kanë vdekur. 1613 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë imunizuar 1.998 veta. Tashmë në vendin tonë janë 2 068 437 persona që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit. Me doza përforcuese janë 861 153 veta, me një dozë të katërt 60 496 persona.

Nga sot maskat në transportin publik nuk janë të detyrueshme, por në ambientet shëndetësore, farmaci, optikë, si dhe në azile, kërkesa mbetet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të pastrehët në Sofje dhe profili i tyre në fokus të një studimi evropian

Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që përfshiu 35 qytete evropiane, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Numërimi Evropian i të Pastrehëve”,..

botuar më 25-11-23 6.55.PD

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...

botuar më 25-11-23 5.25.PD

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD