Evropa u përballë dje me rrezikun e një katastrofe rrezatimi pas përjashtimit të termocentralit Zaporozhie të pushtuar nga Rusia nga rrjeti energjetik i Ukrainës, u bë e qartë nga fjalimi i mbrëmjes i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Ai tha se falë përfshirjes së energjisë elektrike rezervë centrali ka qenë në gjendje të funksionojë në mënyrë të sigurt.
Rusia duhet të pajtohet për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhies dhe të lejojë zyrtarët ndërkombëtarë të vlerësojnë sigurinë e zonës, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre. Situata në rajon ishte temë e një bisede telefonike mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Ukrainës.
Ndërkohë, një nga dy njësitë energjetike të centralit bërthamor “Zaporozhzhie”, të cilat u shkëputën nga rrjeti elektrik pas bombardimeve nga ushtria ukrainase dhe një zjarri të shpërthyer, është rifilluar, tha kreu i administratës pushtuese ruse të rajonit Zaporozhie, Evgeni Balicki, cituar nga TASS. Ai shtoi se po punohet për rifillimin e punës edhe në njësinë e dytë energjetik.
Nga ana e saj, kompania shtetërore ukrainase "Energoatom" informoi se ndërprerja e një linje ajrore në sistemin energjetik të ukrainas nga rusët ka çuar në ndryshime në funksionimin e termocentralit bërthamor dhe në shkëputjen e plotë të tij nga rrjeti energjetik, raportoi UNIAN
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e numrit të forcave të armatosura, raportoi Reuters. Kështu, duke filluar nga viti i ardhshëm, përbërja e tyre do të rritet nga 1.9 milionë në 2.4 milionë njerëz. Pritet që në radhët e ushtrisë t'i bashkohen 137 mijë persona dhe bashkë me ta ushtarakët aktivë të arrijnë në 1 milion e 150 mijë. Në muajin e shtatë të luftës në Ukrainë, Kremlini tha se i ashtuquajturi “operacioni special ushtarak” është tërësisht vullnetar dhe hodhi poshtë pohimet se mendohet për një mobilizim të gjerë.Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një..