Në rrethin e 69 të çiklizmit në Bullgari marrin pjesë 120 çiklistë nga 20 kombësi dhe ekipe nga 3 kontinente. Fillimi është në Sofje - përballë tempullit-monument "Shën Alexandër Nevski”, në orën 16:00 sot (27 gusht). Gara do të zgjasë pesë ditë, gjatë së cilës pjesëmarrësit do të kalojnë më shumë se 800 kilometra në një rrugë të vështirë në të gjithë vendin. Finalja është më 1 shtator në Momçillgrad, në Rodopet Lindore. Gara e çiklizmit synon popullarizimin e këtij sporti në vendin tonë. Historia e lëvizjes së organizuar të çiklizmit në Bullgari fillon në fund të shekullit të 19, kur shfaqën klubet e para në vendin tonë. Në vitin 1902 ata bashkohen në një bashkim - Bashkimi i Çiklizmit Bullgar dhe si kryetar i parë zgjidhet gjenerali Georgi Vazov - vëllai i poetit të madh Ivan Vazov. Gjatë vitit 1909 Bashkimi i Çiklizmit Bullgar organizon dhe Rrethin e parë çiklistik në malin Vitosha, i cili hyn në historinë botërore të këtij sporti si një nga garat më të vjetra. Gjatë vitit 1924 zhvillohet dhe rrethi i parë çiklistik i Bullgarisë, i cili është në moshën e tre rretheve botërore çiklistike të njohura botërisht-Turi i Francës, i cili fillon në vitin 1903, Turi i Belgjikës /1908/ dhe Xhiro d'Italia" /1909/.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...