Me një logo të re dhe një program të pasur kulturor dhe muzikor, qyteti Dimitrovgrad shënon festën e vet. Ngjarja e parë emocionale është akoma gjatë ditës së shtunë, kur në kuadrin e “sallonit të makinave socialiste” do të tregohen modele emblematike të makinave tradicionale për periudhën e socializmit, por tanimë një gjë e rrallë për ditët e sotme si -“Lada”, “Volga”, “Moskviç”, “Trabant” e tjera. Në mbrëmjen e ditës së diel, adhuruesit e kinemasë do të rikujtojnë tituj emblematik nga kinemaja bullgare gjatë kohës së koncertit “Muzika në kinema”, në të cilin do të tingëllojnë melodi të dashura nga hitet e filmave bullgarë dhe botërorë. Në planetariumin “Xhordano Bruno” do të projektohen fimat “Nga Toka deri tek Universi”, “Dielli”, “Përmes botëve të largëta”, “Kërkimi Kozmik”.
Fillimin e programit të koncerteve do ta verë spektakli i Nina Nikolinës JAZZ & TRADITIONS VOL.2, i cili do të zhvillohet më 31 gusht. Nata tjetër i kushtohet pasurisë dhe bukurisë së valleve popullore bullgare me interpretimet e ansamblit folklorik profesional të Burgasit “Stranxha”. Në lidhje me festën më 2 shtator në qytet do të jetë për vizitë dhe një nga këngëtarët më të dashur bullgar Ljubo Kirov.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk punojnë dhe nuk trajnohen. Ky grup po rritet në të gjithë Evropën dhe pasqyrohet edhe në raportet e..
Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...
Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook . “Për herë të parë, shkolla do të..