Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dërgon ekspertë në centralin bërthamor “Zaporozhiе”

Centrali bërthamor "Zaporozhie"
Foto: arkiv

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi njoftoi në Twitter se po udhëton për në centralin ukrainas “Zaporozhzhie”, raportoi France Press.

"Ne duhet të mbrojmë sigurinë e Ukrainës dhe centralin më të madh bërthamor në Evropë," shkroi Grossi në Twitter dhe saktësoi se ekspertë nga organizata ndërkombëtare do të mbërrijnë në central këtë javë. Luftimet rreth termocentralit po bëhen më të ashpra dhe Kievi dhe Moska vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet e centralit, si dhe për sulmet ndaj objekteve civile. Kryebashkiaku i Energodarit, pranë centralit “Zaporizhie”, Dimitro Orlov raportoi për granatime ruse në vendbanim - në dy nga rrethet e qytetit. Nëdrkaq, vetë qyteti mbeti pa energji elektrike dhe ujë për shkak të granatimeve.

Pala ruse, nga ana tjetër, fajësoi ushtrinë ukrainase për sulmet. Përfaqësuesi i administratës në rajonin e Zaporozhies, Vladimir Rogov, raportoi se ka katër goditje në një nga lagjet e Energodarit dhe shtatë persona u plagosën. Sipas Rogov, qëllimi i sulmeve është të pengojnë misionin e ardhshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në centralin e Zaporozhies.

Në të njëjtën kohë, ushtria ukrainase në Donbas njoftoi se ka ndalur avancimin e forcave ruse drejt qytetit të Slavjansk, si dhe sulmet në rajonin e Bahmut dhe Avdeevka.

Këtë javë, ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba ka takime me diplomatët më të lartë të Evropës në Pragë, ku pritet të diskutohet për ndalimin e vizave për rusët në komunitet. Sipas përfaqësuesit suprem të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka pak të ngjarë që shtetet anëtare të mbështesin njëzëri një masë të tillë.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se pavarësisht përpjekjeve të tij për të kundërshtuar formimin e multipolaritetit në botë, Perëndimi nuk do ta ndalë këtë proces.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD