Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi njoftoi në Twitter se po udhëton për në centralin ukrainas “Zaporozhzhie”, raportoi France Press.
"Ne duhet të mbrojmë sigurinë e Ukrainës dhe centralin më të madh bërthamor në Evropë," shkroi Grossi në Twitter dhe saktësoi se ekspertë nga organizata ndërkombëtare do të mbërrijnë në central këtë javë. Luftimet rreth termocentralit po bëhen më të ashpra dhe Kievi dhe Moska vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet e centralit, si dhe për sulmet ndaj objekteve civile. Kryebashkiaku i Energodarit, pranë centralit “Zaporizhie”, Dimitro Orlov raportoi për granatime ruse në vendbanim - në dy nga rrethet e qytetit. Nëdrkaq, vetë qyteti mbeti pa energji elektrike dhe ujë për shkak të granatimeve.
Pala ruse, nga ana tjetër, fajësoi ushtrinë ukrainase për sulmet. Përfaqësuesi i administratës në rajonin e Zaporozhies, Vladimir Rogov, raportoi se ka katër goditje në një nga lagjet e Energodarit dhe shtatë persona u plagosën. Sipas Rogov, qëllimi i sulmeve është të pengojnë misionin e ardhshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në centralin e Zaporozhies.
Në të njëjtën kohë, ushtria ukrainase në Donbas njoftoi se ka ndalur avancimin e forcave ruse drejt qytetit të Slavjansk, si dhe sulmet në rajonin e Bahmut dhe Avdeevka.
Këtë javë, ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba ka takime me diplomatët më të lartë të Evropës në Pragë, ku pritet të diskutohet për ndalimin e vizave për rusët në komunitet. Sipas përfaqësuesit suprem të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka pak të ngjarë që shtetet anëtare të mbështesin njëzëri një masë të tillë.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se pavarësisht përpjekjeve të tij për të kundërshtuar formimin e multipolaritetit në botë, Perëndimi nuk do ta ndalë këtë proces.
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..