Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u konstatuan 1403 raste të reja të koronavirusit nga 7992 testime. 17 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 67 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër Covid.
Në spitale trajtohen 830 pacient, prej tyre 51 në reparte intensive. 84 për qind e 173 të infektuarve të sapopranuar nuk kanë vaksina kundër koronavirusit.
11 veta vdiqën me Covid të konfirmuar. 73 për qind prej tyre nuk kishin vaksina.
Rastet aktive janë 13 348.
Ditën e hëne u administruan 1200 doza vaksinash kundër koronavirusit. Janë 2 068 949 persona me imunizimin e përfunduar. 62 748 kanë gjithashtu një dozë të dytë përforcuese.
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i..