Bullgaret përfunduan raundin e nëntë të Kampionatit Evropian të Shahut Klasik për femra në Pragë me një fitore, dy barazime dhe tre humbje.
Vetëm Gabriella Antova shënoi fitore prestigjioze ndaj gjeorgjianes Salome Melia. Ndërkaq, Nurgjul Salimova humbi shansin për t'u renditur në radhët e para pas barazimit me Govhar Beydullayeva të Azerbajxhanit. Ndeshja më e gjatë e ditës përfundoi me barazim mes Bellosllava Krëstevës dhe polakes Julia Antolak. Tre bullgaret e tjera, ish-kampionia e botës Antoaneta Stefanova, Viktoria Radeva dhe Nadja Tonçeva, shënuan humbje.
Në renditjen dy raunde para fundit, Nurgjul Salimova kryeson bullgaret me 6 pikë, që e vendos atë në vendin e 16-të në renditjen provizore. Gabriella Antova ka 5.5 pikë, Bellosllava Krësteva 5, Viktoria Radeva 4.5 dhe Nadja Tonçeva dhe Antoaneta Stefanova nga 4 pikë.Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..
Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti..