Pas një pauze dyvjeçare, treni legjendar Orient Ekspres, i cili udhëton një herë në vit nga Parisi deri në Stamboll, ndaloi në Stacionin Qendror Hekurudhor në Ruse, raportoi BTA. Në 15 vagonët e trenit udhëtojnë 83 turistë nga vende të ndryshme, kryesisht amerikanë dhe anglezë, dhe një staf prej 47 personash kujdeset për komoditetin e pasagjerëve. Menuja e larmishme e ushqimit përfshin një pjatë lokale nga çdo vend ku kalon treni.
Para Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA, Stefano Gambilone, një nga stuardët në tren, e krahasoi përjetimin në tren me një transferim në vitet 1920. Ai vuri në dukje se pasagjerët gjithmonë festojnë diçka dhe është gjithmonë argëtuese.
Sipas Radosllav Turllakovit, kreu i Stacionit Qendror Hekurudhor në Ruse, gjatë qëndrimit në qytetin bullgar Ruse pranë lumit të Danubit, treni do të mbushet me ujë, do t'i nënshtrohet një kontrolli teknik dhe një kontrolli kufitar. Për rrugën drejt Varnës, dy lokomotivat rumune me naftë do të zëvendësohen me lokomotivën e re elektrike të Hekurudhave Shtetërore Bullgare “Hani Kardam”.
Treni duhet të arrijë nesër në Stamboll. Pas kësaj “Orient Ekspres” do të kalojë sërish përmes Ruses të shtunën e datës 3 shtator, kur do të qëndrojë në stacion për 101 minuta.PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..