Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërrin sot në centralin bërthamor në Zaporozhie. Për arsye sigurie nuk bëhet e ditur ora e saktë e mbërritjes së tyre. Duke folur para gazetarëve në Kiev, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tregoi se pas disa muajsh përpjekjesh, misioni i ekspertëve ndërkombëtarë bërthamorë po shkon në brendësi të termocentralit bërthamor “Zaporozhie”, i cili është më i madhi në Evropë."
Në fillim të marsit objekti u pushtua nga ushtria ruse. Me këtë rast, gjatë takimit të tij me ekspertët, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vuri në dukje se në bisedimet me Rusinë, komuniteti ndërkombëtar duhet të insistojë për çmilitarizimin e menjëhershëm të centralit. Sipas tij, kjo do të kërkonte tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus me eksplozivët dhe armët e tyre nga rajoni i centralit. Pritet që ekspertët të bëjnë një bilanc të gjendjes së centralit pas përfundimit të misionit të tyre në Zaporozhie.
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të ndërsjella për të shtëna kundër centralit.
Në të njëjtën kohë, ofensiva e ushtrisë ukrainase në rajonin Herson po vazhdon. 3 ura kryesore mbi lumin Dnieper u goditën për të ndërprerë linjat ruse të furnizimit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, forcat ukrainase u mposhtën në një nga tentativat e sulmeve të tyre dhe pësuan viktima të rënda.Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..