Në fund të studimeve arkeologjike të një objekti nga epoka romake, i regjistruar në jugperëndim të tumës Ostrusha pranë Kazanllëkut, arkeologët hasën një gjetje të rëndësishme, raportoi BTA. Studimi u krye nga një ekip i Muzeut Historik lokal “ISKRA” si pjesë e projektit të bashkisë "Bota Trakase" në kuadër të programit "Rajonet në rritje" 2014 - 2020.
Gjatë gërmimeve u regjistruan 15 struktura arkeologjike. Dy prej tyre janë objekte me karakter ekonomik. Materiali qeramik i zbuluar dhe numri i vogël i gjetjeve të vetme mundësojnë datimin paraprak të këtyre strukturave në shekullin III-IV.
Në një ndërtesë, u gjet një enë e madhe qeramike - një pitos, i përdorur në këtë epokë për të ruajtur drithërat. Këto enë i kanë varrosur në tokë, duke lënë mbi sipërfaqe vetëm gojën e tyre, të mbuluar me kapak.
Pitosi nga Ostrusha të bën përshtypje me përmasat e tij, është shumë i ruajtur, gjë që mundëson ekspozimin e tij së shpejti.Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..
Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..
Më 30 gusht, gjatë Festimit Kombëtar të 148-vjetorit të Eposit Shipka, ekspozita "Rruga e Gjatë e Himnit Kombëtar" hapet pranë Monumentit madhështor të Lirisë në Malin Shipka. Pikërisht në këtë vend historik, ku u vendos fati i lirisë bullgare një shekull..