Çdo ndryshim i madh  fillon me hapin e parë të vogël dhe besimin e madh në një të ardhme më të mirë.Martin Jankov është një dëshmi e gjallë e kësaj.Ai është një nga ata të rinj bullgarë që e dinë se ndryshimi  është i mundur dhe mund të fillojë prej tyre. Martin diplomohet në  "Arkitekturën e Peizazhit" në Universitetin  Greenwich në  Britaninë e Madhe, fillon të ushtrojë specialitetin e tij dhe madje themelon  një biznes të vet.Shtatë vjet më vonë, pikërisht kur gjërat fillojnë të ndodhin  si në një përrallë emigrantësh, Martini kthehet në Bullgari. Sot ai pohon se i tillë ka qenë plani që në vet fillimin e  historisë. 

Vetëm disa ditë pas  shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë, Martini dhe një grup  mendimtarësh të tjerë - qytetarë, ekspertë dhe institucione, themelojnë  fondacionin "Kolektiv" me idenë modeste për të organizuar një event  në lumin Perllovska në Sofje. E kanë përfytyruar të lëshojnë disa varka ndriçuese, të  cilat të tërheqin një vëmendje pozitive drejt gjendjes së lumenjve të qytetit.  “Që atëherë deri tani shumë njerëz u bashkuan rreth idesë dhe ajo u kthye në  një iniciativë kombëtare, e cila quhet “Lumenjtë e qytetit” dhe zhvillohet në  disa qytete të Bullgarisë - në Ruse, Sofje, Gabrovo” - po e vazhdon tregimin e  tij posaçërisht për Radio Bullgarinë Martini. Në këtë mënyrë lind festivali  “Lumenjtë e Sofjes”, kurse më 2 shtator fillon edicioni i tij i tretë i radhës  rreth lumit Vlladajska në kryeqytet. Një festival i cili i kalon kufijtë e  kohës për nga paraqitja e vet dhe lidhet me ndryshimin e Gjelbër, nga i cili  çdo një qytet evropian ka nevojë sot. 

“Kjo është një iniciativë  urbanistike mjaft afatgjatë.Ideja e saj është të mund të bashkojë ekspertë,  institucione dhe biznesin në disa vizione afatgjata për ri mendimin e lidhjes  midis qytetit dhe lumit. Sepse, në pjesën më të madhe të qyteteve  bullgare lumenjtë kalojnë disi në mënyrë pasive përmes tyre. Nuk ekziston  lidhja e vërtetë, pavarësisht se lumi është burimi fillestar i jetës për një  qytet.  Një qytet i cili  ka inkorporuar lumin në mjedisin e tij  urban është një qytet më i lumtur dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të  tregojmë. Pikërisht prandaj po i realizojmë dhe këto festivale”. 

Edicioni i sivjetshëm i “Lumenjtë e Sofjes” premton të jetë i përmbushur me një program të larmishëm kulturor falas, me interpretime muzikore, me një art bazar, instalime, një cirk modern dhe kinema verore. E gjithë kjo do të realizohet nëpër brigjet e lumit Vlladajska, si dhe në nivelin e sheshit “Lëvov Most” /Ura e Luanëve/. Fokusimi kryesor sivjet bie mbi pastrimin e vet ujit.

“Ndoshta shumë nga  dëgjuesit tuaj e dinë se uji i kanalit derdhet në lumenjtë e Sofjes.Ky është një problem që ndodh edhe në qytete të tjera  evropiane, por gjithnjë e më shumë prej tyre po marrin masa për ta zgjidhur  këtë problem. Ditën e premte më 2 shtator, ne kemi organizuar një diskutim që  të fillojmë të flasim për këtë problem dhe të mund të kërkojmë vendime të cilat  mund ti kryejmë për të” - thotë Martin Jankov.  
    

Aksenti tjetër bazë në  program është i lidhur me dy çmime ndërkombëtare të cilat projekti i  “Kolektivit” i fitoi. “Lumenjtë e Sofjes” u bë finalisti i vetëm nga  Bullgaria në çmimet për dizajn të Komisionit Evropian-“Një Bauhaus i ri evropian” dhe fitoi Çmimin  “Evropa Nostra”.
“Kjo iniciativë e  Komisionit Evropian për Bauhaus të Ri kërkon vendime reale, konkrete për  mjedisin e qytetit, të cilat të mund të realizohen në një nivel evropian dhe të  futen në legjislacion dhe në administratë në rrugën e Evropës drejt  transformimit të Gjelbër, i cili parashikohet për vitin 2050.”
Në hapjen e festivalit në një skenë të ndërtuar në mënyrë të posaçme në shtratin e gurtë të lumit Vlladajska, i njohur tashmë në vitin 1988 si "monument i artit të kopshteve dhe parqeve", fondacioni "Kolektivi" do të marrë çmimin "Europa Nostra" për trashëgiminë kulturore evropiane, i cili është edhe çmimi më prestigjioz i kontinentit të vjetër në këtë sferë.“Kjo është një njohje e madhe për ekipin tonë”, pohon Martin Jankov dhe një motivacion shtesë të besojnë në këtë që bëjnë.

“Dhe jo në vend të fundit na hap shtigje të shumta si dhe mundësi për partneritete ndërkombëtare, të cilat tanimë po i përgatisim dhe shpresojmë që gjatë viteve të ardhshme bashkë me bashkitë bullgare dhe me ekspertët ndërkombëtar të aplikojmë në praktikë në Bullgari”, thotë në mënyrë optimiste arkitekti.

Gjatë gjithë verës qyteti Ruse po kështu është një pjesë nga projekti i madh “Lumenjtë e qytetit-Ruse”. Martin Jankov tregon se, akoma gjatë muajit maj bashkë me nxënës të shkollave vendase dhe qytetarë kanë bërë një konstruksion në hapësirë, në pjesën qendrore të bregut të Danubit në Ruse, ku deri në këtë moment janë organizuar mbi 40 shfaqje kulturore. Interesi i madh ndaj tyre është dëshmi se njerëzit kanë etje për vende të ngjashme. Më në veçanti për banuesit e qytetit Ruse, për të cilët lumi Danub është simboli i pastër dhe i qartë i qytetit të tyre. Ngjarjet aty do të vazhdojnë deri më 30 shtator, kurse midis 23 dhe 25 shtator bashkia e qytetit Gabrovo dhe fondacioni “Kolektivi” do të organizojnë festivalin “Lumenjtë e qytetit” në shtratin e lumit Jantra. Me shpresën që kjo të jetë nisma tjetër e radhës afatgjatë urbanistike në rrugën drejt një të ardhmeje të gjelbër.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / @riversofthecity
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..