Ish-Kryeministri dhe Lider i GERB-it, Bojko Borisov, e cilësoi si tejet të papërgjegjshme tezën se partitë në parlamentin e ardhshëm nuk mund të bien dakord për një kabinet dhe se do të kërkohen zgjedhje të reja. “Nëse GERB fiton votimin, partia do të bëjë çdo përpjekje për të formuar një qeveri”, siguroi Borisov. Megjithatë, ai përjashtoi kategorikisht mundësinë e një partneriteti me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Për situatën në vend, ish-kryeministri komentoi: “Modeli i Rumen Radev për një vit e gjysmë solli parti të tilla që prishën gjithçka”.
Lidhur me problemet në sektorin e energjisë, ai tha se Bullgaria duhet të diversifikojë 100 për qind nga “Gazprom”.
Bullgaria nuk vendos kushte shtesë në procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e forumit "BE-ja takon Ballkanin" në Sofje. Në forum marrin pjesë komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..
Ukraina dhe populli ukrainas kanë një dëshirë të fortë për t'u bashkuar dhe për t'u bërë pjesë e BE-së. Nëse e ruajmë këtë ritëm, mund të shpresojmë që Ukraina do të anëtarësohet në vitin 2030, tha për BNT-në Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet..