Bazat e hoteleve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi presin turistët edhe në shtator, njoftoi gazetarja e BNR Burgas Nina Rangellova. Rezervimet janë me parapagesë dhe pushimi është rreth 20 për qind më i lirë krahasuar me korrikun dhe gushtin. Kohëzgjatja mesatare e pushimeve këtë vit ishte 6 ditë dhe me ofertat promocionale, çmimet e fjetjeve këtë verë nuk ishin më shumë se 10-12 për qind më të larta se vitin e kaluar. Më shumë preferoheshin shërbimet all inclusive, gjë që tregon se duke pasur parasysh mjedisin e paqëndrueshëm financiar, njerëzit po riorientohen drejt hoteleve ku ofrohet gjithçka për ta. Megjithatë, kostot e hotelierëve u trefishuan për shkak të inflacionit dhe energjisë elektrike. Sipas përfaqësuesve të industrisë, rreth 90 për qind e atyre që pushonin në det ishin bullgarë, dhe pjesa tjetër rumunë, polakë dhe hungarezë.
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..