Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Domatja rozë - personazhi kryesor i një festivali në qendër të Sofjes

Foto: BGNES

Për të gjashtin vit radhazi, Kopshti i Princit në kryeqytet do të mirëpres Festivalin e Domateve Rozë. Gjatë gjithë të shtunës, vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë receta të përgatitura enkas nga kuzhinierët më të njohur bullgarë dhe të ftuar nga jashtë dhe të blejnë produkte tradicionale nga prodhuesit.Si përdoren domatet bullgare për përgatitjen e konservave për dimrin në bazë të recetave italiane do të demonstrojnë kuzhinierët  Giovanni Baldantoni dhe Enza Barbaro. Do të eksponohen dhe lloje të ndryshme të kraft birës bullgare. Gjatë kohës së festivalit do të zhvillohen dhe punëtori krijuese, të lidhura me ruajtjen e mjedisit natyror dhe mënyrën e jetës natyrore, kopshtarinë e urbanizuar dhe do të përgatiten gatime tradicionale tipike për disa prej fshatrave më piktoreskë në Bullgarinë Veriperëndimore.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD