Për të gjashtin vit radhazi, Kopshti i Princit në kryeqytet do të mirëpres Festivalin e Domateve Rozë. Gjatë gjithë të shtunës, vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë receta të përgatitura enkas nga kuzhinierët më të njohur bullgarë dhe të ftuar nga jashtë dhe të blejnë produkte tradicionale nga prodhuesit.Si përdoren domatet bullgare për përgatitjen e konservave për dimrin në bazë të recetave italiane do të demonstrojnë kuzhinierët Giovanni Baldantoni dhe Enza Barbaro. Do të eksponohen dhe lloje të ndryshme të kraft birës bullgare. Gjatë kohës së festivalit do të zhvillohen dhe punëtori krijuese, të lidhura me ruajtjen e mjedisit natyror dhe mënyrën e jetës natyrore, kopshtarinë e urbanizuar dhe do të përgatiten gatime tradicionale tipike për disa prej fshatrave më piktoreskë në Bullgarinë Veriperëndimore.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..