Artin si një element lidhës mes kulturave të ndryshme, moralit dhe ndjenjës së ndjeshmërisë e rikrijojnë Ivan Millushev dhe Jasharali Tahir në ekspozitën e tyre të përbashkët të quajtur "Blizost". Ajo është rregulluar në galerinë "Misioni" pranë Ministrisë së Jashtme dhe prezanton piktura dhe skulptura të dy krijuesve.Që të dy piktorët kanë lindur në Bullgari, përfundojnë Gjimnazin Artistik dhe Akademinë Artistike në Sofje dhe pavarësisht se që nga viti 1985 Jasharali Tahir jeton në Turqi, ata e ruajnë lidhjen e tyre dhe dialogun krijues. Ekspozita është pjesë nga programi i Institutit Shtetëror Kulturor “Dialogë Ballkanik” dhe mund të shikohet deri më 16 shtator.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..