Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi i Bullgarisë - vende dhe personalitete

Marshеt autentike nga viti 1885 do të luhen në Varna gjatë festës

Foto: BGNES

Në mëngjesin e 6 shtatorit 1885, Princi Aleksandër I Batenberg mori njoftimin për vendosjen e kontrollit mbi Plovdiv dhe arrestimin e kryeguvernatorit Gavrill Krësteviç nga trupat bullgare. Në atë kohë, monarku i ri ishte në pallatin veror "Sandrovo" - një prototip i rezidencës detare "Evksinograd". Menjëherë u nis për në Varna, ku nga ballkoni i ish-Stacionit Telegrafik shpalli Bashkimin e Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Një numër i madh njerëzish e mirëpritën ribashkimin e një pjese të trojeve bullgare të shpërbëra menjëherë pas Çlirimit.

137 vjet më vonë, kryeqyteti detar do të kujtojë ditën historike me rikrijime të ngjarjeve historike, një paradë festive dhe një koncert të Orkestrës Frymore të Marinës me himne dhe marshe autentike nga koha e Bashkimit.

Më 6 shtator, princi mbërriti me galop me një fajton dhe këtë do ta shohim gjatë rikrijimit të ngjarjeve historike”, thotë Llambrin Sotirov, organizatori i festës dhe krijuesi i muzeut “Varna e Vjetër”. – Ai do të dalë nga Shtëpia e Qeverisë - siç quhej atëherë, dhe pikërisht aty ku qëndronte më 1885, do të dalë me shoqëruesit e tij për të shpallur, pranuar dhe njohur Bashkimin e Bullgarisë. Që atëherë Bashkimi është bërë një fakt juridik, diplomatik, kombëtar dhe botëror. d.m.th. Varna e ka vendosur vulën ligjore të princit në këtë vepër madhështore”.

Për bashkimin e një pjese të territoreve të copëtuara bullgare do të kujtojnë edhe banorët dhe vizituesit e Plovdivit - qyteti ku ndodhën ngjarjet kryesore, të cilat çuan në refuzimin e supremacisë së Sulltanit dhe bashkimin e provincës autonome të Perandorisë Osmane me Principatën e Bullgarisë. Në sheshin "Bashkimi", në godinën e ndërtuar për Kuvendin Rajonal të Rumelisë Lindore, sot është vendosur ekspozita e Muzeut Historik Rajonal "Bashkimi i Bullgarisë 1885", me flamujt dhe armët e çetave dhe artefakte të tjera me vlerë.

Jo shumë larg është monumenti i Bashkimit - një skulpturë 12 metra e një gruaje të re që mban një kurorë dafine mbi kokën e saj.

Një varrezë e vogël në qendër të qytetit do t'ua kujtojë përgjithmonë banorëve të kryeqytetit Sofje princin, i cili qëndroi pas zgjerimit më të madh territorial në përpjekjet për bashkimin kombëtar - të kryer pa bekimin e Fuqive të Mëdha. Një vit më vonë princi u bë viktimë e një grushti shteti të organizuar nga oficerët rusofilë për shkak të synimit të tij për të udhëhequr një politikë të pavarur.

Shumë bullgarë patriotë rrezikuan jetën e tyre në përgatitjen dhe përfundimin e suksesshëm të Bashkimit. Njëri prej tyre - revolucionari dhe shkrimtari Zahari Stojanov, me fjalët "Vëllezër! Ka rënë ora e Bashkimit!”, shpalli veprën e shenjtë.

Zahari Stojanov i vuri themelet e lëvizjes sonë nacionalçlirimtare në fazën e saj vendimtare dhe, natyrisht, si kronist i Kryengritjes së Prillit - thotë historiani Prof. Pllamen Pavllov. Ai krijoi Komitetin Sekret Qendror Revolucionar Bullgar dhe luajti një rol udhëheqës në Bashkim. Në përgjithësi, aktiviteti i tij i shumanshëm në vetëm 39 vite jetë mbulon hapësira dhe shkallë të mëdha, gjë që edhe sot e kësaj dite është e vështirë të imagjinohet. Por nuk duhet harruar se mbi të derdhen shumë shpifje – ai mohohet, kthehet në personazh negativ në çfarëdo forme, gjë që, për fat të keq, vlen edhe për veprën e tij”.

Ndër mbrojtësit më të mëdhenj të Bashkimit është Stefan Stambollov, i cili në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Popullor i bëri presion Aleksandër Batenberg për legjitimimin e këtij akti politik. Pikërisht ai hartoi shpalljen me të cilën më 8 shtator monarku njohu bashkimin e dy territoreve bullgare dhe e shpalli veten princ të Bullgarisë Veriore dhe Jugore.


Stefan Stambollov renditet ndër shtetarët më të rëndësishëm të shekullit të 19-të - si i ri u bashkua me luftërat nacionalçlirimtare, pas Çlirimit hyri në politikë nga ana e Partisë Liberale dhe me kurorëzimin e Princit Ferdinand u bë në krye të qeverisë, duke arritur një rritje ekonomike të paparë dhe duke e orientuar politikën tonë të jashtme drejt Perëndimit.

Për shkak të qëndrueshmërisë me të cilën sundonte dhe armiqve të shumtë që fitoi, në prag të shekullit të ri ai u vra në qendër të Sofjes dhe vdiq nga plagët e marra tre ditë më vonë. Stefan Stambollov mbetet në histori si një nga ndërtuesit e Bullgarisë moderne.

Përpiloi: Diana Cankova /janë përdorur intervista të BNR – Varna dhe BNR – Horizont/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, rimplovdiv.wordpress.com, opoznai.bg, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD