Presidenti Rumen Radev dhe kreu i shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan nënshkruan një Memorandum të Partneritetit Strategjik ndërmjet dy vendeve. Presidenti bullgar ndodhet për një vizitë zyrtare në Abu Dabi. Marrëveshja synon të promovojë investimet, bashkëpunimin në një sërë fushash dhe shkëmbimin ndërmjet përfaqësuesve të sektorit qeveritar, akademik dhe privat. Gjithashtu u nënshkruan dokumente për mirëkuptim në fushën e turizmit, bujqësisë, arsimit, kulturës, si dhe për shkëmbimin e informacionit ndërmjet agjencive shtetërore të Bullgarisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..