Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Medalje ari për Bullgarinë në kampionatin e shkencave natyrore në Tbilisi

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Për të dytin vit radhazi, bullgarët fituan medaljen e artë në kampionatin ndërkombëtar të shkencave natyrore për nxënës deri në 17 vjeç. Këtë vit ai u mbajt  në kryeqytetin e Gjeorgjisë Tbilisi me pjesëmarrjen e 13 skuadrave nga vende të ndryshme. Përveç medaljes së artë për ekipin A, nxënësit e ekipit B fituan bronz. Bullgaria u bë i vetmi vend, që ka fituar medalje dy vite radhazi. Nxënësit tanë e përfunduan konkursin si fitues absolut pasi u paraqitën më së miri në secilin nga tre rolet në betejën finale.

Nxënësit bullgarë u paraqitën më mirë në vitin 2021, kur Kampionati u mbajt online, kujton Ministria e Arsimit dhe Kulturës në një mesazh dërguar mediave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 dhjetorin

Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°,..

botuar më 24-12-09 7.40.MD
Kirill Petkov

I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm kërkoi imunitetin e Kirill Petkovit

I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në..

botuar më 24-12-09 7.26.MD

Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është në axhendën e Këshillit të BE-së më 12 dhjetor

Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten, më 12..

botuar më 24-12-09 4.28.MD