Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Çubrica” - kori holandez i quajtur sipas një erëze bullgare

Foto: chubritsa.nl

“Çubrica” /Shtërmeni/ nga Amsterdami i Holandës është një nga koret folklorike bullgare më jetëgjatë jashtë vendit tonë. Fillimi u vu në vitin 2004 nga këngëtarja e njohur popullore Galina Durmushliyska, së bashku me dirigjentin Ivo Boswijk dhe menaxherin Jaap van Beelen. Që nga atëherë, këngëtarët dhe instrumentistët e "Çubritsa" kanë vizituar shumë herë Bullgarinë. Ata ishin në vendin tonë edhe në gusht të këtij viti, dhanë koncerte në Goce Dellçev, Dobrinishte dhe Koprivshtica - në Tubimin Popullor të Krijimtarisë Folklorike.

Svetla Kleijn Anastasova është dirigjente e "Çubrica" nga viti 2018. Svetla ka 18 vjet që jeton në Holandë, drejton katër kore të tjera, por vetëm ˮÇubrica" është një formacion folklorik. Në Bullgari u diplomua për dirigjim në Akademinë e Artit të Muzikës dhe Vallëzimit - Plovdiv. E para kësaj – për këndim folklorik dhe tambura në Shkollën Kombëtare të Arteve Popullore në Shiroka Llëka.

“Shkolla u hap në vitin 1971 dhe unë u rrita atje”, thotë Svetla. – Babai im ishte drejtor për shumë vite, nëna ime ishte mësuese. Që në moshë të re kam ndjekur të gjitha provat e ansambleve dhe solistëve, të gjitha koncertet. Kam pasur mësues të mëdhenj të folklorit bullgar, kam mësuar shumë prej tyre. Më kujtohen edhe këngët e Rodopeve të gjyshërve të mi. Unë kam rrënjë shumë të forta”.

Svetla Kleijn Anastasova

Puna me “Çubrica” është mjaft specifike, thotë dirigjentja. Kori përbëhet prej amatorësh, të cilët janë me profesione të ndryshme. Disa prej tyre e kanë zbuluar dashurinë e tyre për folklorin bullgar qysh në adoleshencë, kanë udhëtuar në Bullgari vite përpara se të themelohej ansambli. Ata dinë dhjetëra këngë, të cilat i interpretojnë përmendsh, me frymëzim dhe vëmendje ndaj gjuhës bullgare. Kori ka dy albume – “Vite, vite” dhe “O Sy, sy të zinj”.

Në kor ka vetëm tre bullgare - Nadja Oreshkova, Ana Samoukova dhe Hristina Karageorgieva (kolege jonë, e cila ka punuar në Redaksinë e Gjuhës Angleze të Radio Bullgarisë). Duke mësuar tekstin e këngës dhe gjatë vizitave të vazhdueshme në vendin tonë dhe kontakteve me interpretues bullgarë, të apasionuarit e korit kanë mësuar mjaft fjalë, por në fakt nuk e flasin gjuhën tonë.

“Pasi mësojmë një këngë të re, fillimisht tregoj se cila është përmbajtja e tekstit, nga cila zonë folklorike është, çfarë është karakteristikja e kësaj zone, cilat janë stolitë, kostumet dhe temperamenti i njerëzve. Po e regjistroj fonetikisht të gjithë tekstin shumë ngadalë. E përkthejmë atë, së bashku me anëtarët e korit, dhe e shqiptojmë atë në mënyrë fonetike. Çdo pjesë e këndoj shumë ngadalë, duke e incizuar, nëse ka zbukurime specifike, i këndoj edhe shumë ngadalë. Ndërsa përparojmë në mjeshtërinë e këndimit, unë e këndoj këngën në ritmin origjinal. Bëjmë prova dy herë në muaj - çdo të diel të dytë dhe të katërt, por unë u jap detyra shtëpie, ata janë mësuar me këtë formë pune. Është shumë e vështirë të krijosh një kor të tillë, ndaj është e rëndësishme të mos harrohet se kush i ka vënë themelet. I jam jashtëzakonisht mirënjohëse Galina Durmushliyska, Ivo Boswijk, Renske Velthuis, e cila e drejtoi korin pas tij. Ansambli nuk e ka ndërprerë asnjëherë veprimtarinë e vet. Edhe gjatë pandemisë, ne i bënim provat tona me përpjekje të madhe. Tradicionalisht kemi shumë koncerte, si dhe një numër të madh fansash, të cilët përpiqemi t'i befasojmë me diçka të re në çdo koncert”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Allbena Bezovska, chubritsa.nl


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD