Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari Georgi Gospodinov prezanton romanin e tij "Strehim kohe" në Nju Jork

Foto: Facebook / @Georgi Gospodinov

Të kthehesh aty, ku ka filluar çdo gjë. Pikërisht këtë do të bëjë një nga autorët më të njohur bullgar dhe me një njohje botërore Georgi Gospodinov me romanin e tij të fundit “Strehim kohe”. Më 7 shtator Biblioteka Publike e Nju Jorkut do të hapë sezonin e vet letrar me premierën e botimit amerikan të romanit “Strehim kohe” dhe një diskutim me autorin. Moderator i takimit është Valentina Izmirlieva, profesoreshë në universitetin e Kolumbisë dhe studiuese e Mesjetës. 

Në vitin 2017, shkrimtari bullgar fitoi një bursë - një qëndrim njëvjeçar në Qendrën prestigjioze Kulman të Bibliotekës së Nju Jorkut, e cila mbledh studiues dhe shkrimtarë nga e gjithë bota.

Vetë biblioteka dhe aktivitetet e kryera nga ekipi e renditin atë ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në Shtetet e Bashkuara. Pikërisht aty Gospodinov filloi punën e tij për "Strehim kohe", që u botua në Bullgari në vitin 2020.Gjatë vitit tjetër libri doli në përkthim në italisht, gjermanisht, frëngjisht, polonisht dhe në gjuhën daneze, kurse gjatë kësaj pranvere u botua dhe në Shtetet e Bashkuara nga shtëpia botuese Liveright në përkthim të Anzhela Rodel.  Në recensionin e vet, "New York Times" e cilësoi librin si prekës dhe inteligjent dhe theksoi aftësinë mjeshtërore të bullgarit për të shkruar me zgjuarsi, duke e përqendruar vëmendjen tonë tek dhuna që ushtron e kaluara mbi të tashmen tonë.

Gazeta britanike “Guardian” zgjodhi romanin bullgar si librin e ditës.

Në të njëjtën kohë, u bë e qartë se Georgi Gospodinov është shkrimtari i ftuar i zgjedhur sivjet i Institutit "Hariman" në një nga universitetet më prestigjioze në botë - Universitetin e Kolumbisë, ku do të mbajë një seminar brenda një muaji.Mundësia e radhës për një takim personal me shkrimtarin bullgar më të përkthyer që do të kenë adhuruesit e tij është më 2 tetor në Festivalin Letrar në Bruklin. Sivjet Georgi Gospodinov do të marrë pjesë në debatin, kushtuar kujtesës dhe kohës - dy nga temat më të rëndësishme në krijimtarinë e tij.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / @Georgi Gospodinov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD