Në gusht, me kërkesë të prokurorisë në qytetin Ruse pranë lumit Danub, 43 të huaj u vendosën në paraburgim. Vetëm katër prej tyre (tre burra dhe një grua) paraqitën dokumente identiteti që vërtetonin se ishin shtetas turq. Burrat janë shoferë kamioni, në të cilat janë gjetur një numër i ndryshëm të huajsh. Gruaja ka qenë duke hipur në një makinë dhe fillimisht ka treguar në shërbimin kufitar një kartë identiteti false bullgare dhe gjatë kontrollit të mëpasshëm i është gjetur edhe dokumenti i vërtetë i saj.
Nga 39 shtetasit e huaj të mbetur të ndaluar, 12 thanë se ishin nga Siria, dy - nga Maroku, një - nga Palestina dhe 24 - nga Iraku. Asnjëri prej tyre nuk kishte asnjë identifikim. Ata akuzohen se kanë tentuar të largohen nga Bullgaria përmes pikës kufitare-Ruse pa lejen e nevojshme.
Për krahasim, në korrik në Ruse, masa e ndalimit u zbatua për 10 të huaj dhe në qershor - për 15.
Ndihma humanitare e ofruar nga Bullgaria për popullsinë civile të Gazës u nis me kamionë për në rajon më 29 qershor, njoftoi në Facebook Ambasada Bullgare në Jordani.Dërgesa përfshin ushqime, ilaçe, tenda dhe mallra të tjera thelbësore. Ato do t'u..
Këshilli Atlantik i Bullgarisë u bëri thirrje të gjithë "deputetëve me orientime euroatlantike" të mbështesin kabinetin e propozuar nga GERB-SDS. Në qëndrimin e Këshillit thuhet: “Nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” nuk..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës, KonJufca shprehu kënaqësinë për..
Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të..
Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë..
Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e..