Më 7 shtator, në orën 22:00 me orën bullgare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje të dytë brenda dy ditësh, kushtuar temës së sigurisë në centralin “Zaporizhie”, i cili është i pushtuar nga ushtria ruse.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka kërkuar që trupat ruse dhe ukrainase të detyrohen të mos e godasin centralin bërthamor. Si një hap i dytë, ai propozoi një marrëveshje për një "perimetër të çmilitarizuar" pranë reaktorëve, tërheqje të njësive ruse pa hyrjen e trupave ukrainase në zonën e çmilitarizuar. Kievi e mirëpriti propozimin.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, gjithashtu rekomandoi krijimin e një "zone të sigurt". Në një raport, ai liston një sërë dëmtimesh në ndërtesat e magazinimit të karburantit bërthamor dhe pranë reaktorëve të centralit të Zaporozhies. Rafael Grossi paralajmëron gjithashtu mungesën e personelit dhe stresin e vazhdueshëm të punonjësve, gjë që rrit rrezikun e gabimit njerëzor.
Ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzja, e quajti idenë e çmilitarizimit të centralit bërthamor të Zaporozhie "jo serioze", raporton BTA.Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..