Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson pret që Bullgaria t'i bashkohet masave të propozuara nga Komisioni Evropian për anulimin e dhënies së lehtë të vizave për rusët. E pyetur nëse edhe Bullgaria pritet të zbatojë masat e reja të dakorduara për vendet e zonës Shengen, Johansson tha se pret që vendet e BE-së që nuk janë ende pjesë e Shengenit të zbatojnë ndryshimet e propozuara.
Komisionerja evropiane shtoi se nuk ka më vend për besim mes BE-së dhe Rusisë dhe për këtë arsye për qytetarët rusë duhet të jepen vetëm viza humanitare dhe jo turistike. Koha e aplikimit për viza do të zgjatet, ndërsa tarifat do të rriten nga 35 euro në 80 euro, transmeton BTA.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..