Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Krajovës me Rumaninë më 7 shtator 82 vjet më parë, Dobruxha Jugore iu kthye Bullgarisë. Me gjithë Luftën e Dytë Botërore që shpërtheu në vitin 1940, përmes një rishikimi paqësor të kufirit më 7 shtator, Bullgaria e rriti territorin e saj nga 7.696 km katrorë në 110.994 km katrorë. Kufijtë e vendit mbeten të pandryshuar edhe sot e kësaj dite. Përvjetori festohet solemnisht në Silistra, Tutrakan, Ballçik dhe Dobriç me organizime të shumta festive. Njëkohësisht me kthimin e Dobruxhës më 7 shtator festohet edhe 106-vjetori i epopesë së Dobriçit. Në vitin 1916, në Luftën e Parë Botërore, ushtria bullgare zmbrapsi njësitë superiore ruse, rumune dhe serbe që përparonin drejt Dobriçit.
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..