Më shumë se 50 800 bullgarë jashtë vendit kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit, njoftoi KQZ. Më së shumti - 26 mijë, janë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e votës në Turqi, pasuar nga bashkatdhetarët tanë në Britaninë e Madhe - 4900, në Gjermani - 4400 dhe në Shtetet e Bashkuara - 2300. Pritet që qendrat e votimit jashtë vendit të jenë njësoj si në zgjedhjet e kaluara, tha për BNR zëdhënësi i komisionit Cvetozar Tomov. Në nëntor të vitit të kaluar qendrat e votimit ishin 750 në 68 vende. “Do të ketë makineri kudo ku kanë votuar 300 ose më shumë votues në zgjedhjet e mëparshme. Ndoshta do të jenë pak nën 300 seksione”, tha Cvetozar Tomov.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..