Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe shefi i Mbrojtjes Adm. Emill Eftimov do të marrin pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën. Takimi në formatin “Rammstein” zhvillohet në bazën ushtarake me të njëjtin emër në Gjermani.
Gazeta “The Washington Post” shkruan se më 8 shtator, SHBA do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën prej 675 milionë dollarë. Shefi i Pentagonit Lloyd Austin pritet të shpallë furnizimet e reja për Kievin në Ramstein.
Rusia ka kërkuar një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar çështjen e furnizimeve "kërcënuese për paqen" për Ukrainën nga vendet perëndimore, tha përfaqësuesi i Moskës në OKB, Vasil Nebenzja, cituar nga TASS. Nebenzja e quajti lajme të rreme njoftimin nga Pentagoni dhe CNN se Rusia po blen municione nga Koreja e Veriut.
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se partneriteti strategjik mes BE-së dhe SHBA-së duhet të vazhdojë, vuri në dukje ai, duke shtuar se gjithçka..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria ka normën më të lartë të lindjeve në BE në vitin 2023 me 1.81 lindje të gjalla për grua. Këtë e..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Slogani i fushatës është "Uniteti është..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..