Ministrat e Energjisë të BE-së takohen në një mbledhje të jashtëzakonshëm në Bruksel. Ata do të diskutojnë propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e një tavani mbi çmimet e gazit rus. Shumica e vendeve anëtare janë kundër masës sepse nuk ka qartësi për pasojat ekonomike, pohoi Reuters, duke cituar burime diplomatike në Bruksel.
Megjithëse nuk është në resorin e tyre, ministrat e energjisë do të miratojnë anulimin e regjimit të lehtësuar të vizave me Rusinë, shpjegoi për BNR presidenca çeke e BE-së.
Në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se që nga 1 shtatori, më shumë se 1000 kilometra katrorë prej territorit ukrainas janë çliruar nga pushtimi rus. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, thellësia e kundërofensivës pranë Harkovit drejt Izjumit ka arritur në 50 km.
Lawrence Freedman, një profesor i historisë ushtarake në Kolegjin Mbretëror të Londrës, komentoi për BNR se mbrojtja ruse pranë Harkovit u plas sepse komanda ruse e lejoi veten të befasohej nga ukrainasit.Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..