Ministrat e Energjisë të BE-së takohen në një mbledhje të jashtëzakonshëm në Bruksel. Ata do të diskutojnë propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e një tavani mbi çmimet e gazit rus. Shumica e vendeve anëtare janë kundër masës sepse nuk ka qartësi për pasojat ekonomike, pohoi Reuters, duke cituar burime diplomatike në Bruksel.
Megjithëse nuk është në resorin e tyre, ministrat e energjisë do të miratojnë anulimin e regjimit të lehtësuar të vizave me Rusinë, shpjegoi për BNR presidenca çeke e BE-së.
Në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se që nga 1 shtatori, më shumë se 1000 kilometra katrorë prej territorit ukrainas janë çliruar nga pushtimi rus. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, thellësia e kundërofensivës pranë Harkovit drejt Izjumit ka arritur në 50 km.
Lawrence Freedman, një profesor i historisë ushtarake në Kolegjin Mbretëror të Londrës, komentoi për BNR se mbrojtja ruse pranë Harkovit u plas sepse komanda ruse e lejoi veten të befasohej nga ukrainasit.Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..