Bullgaria u ngjit nga vendi i 36-të në vendin e 23-të në mesin e 165 vendeve në renditjen – “Liria ekonomike në mbarë botën 2022.” Studimi i prezantuar në Sofje nga Instituti për Ekonominë e Tregut, bëhet çdo vit nga instituti kanadez “Frazer”. Përparimi i Bullgarisë nuk është i lidhur me reformat, komentojnë ekspertët. Për shkak të pandemisë Covid, shumë qeveri në mbarë botën kanë kufizuar liritë ekonomike dhe kanë rritur ndërhyrjen e shtetit, duke përfshirë kufizime të ndryshme biznesi. Ka një rritje të madhe të varësisë së kompanive nga ndihma buxhetore. Ndërsa në Bullgari, kufizimet dhe ndihmat shtetërore në lidhje me pandeminë ishin më të kufizuara.
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..