Canko Cankov fitoi maratonën e notit në Ngushticën e Gjibraltarit. Ai e kaloi distancën prej 16 km e 750 m nga Tarifa (Spanjë) deri në Punta Cires (Marok) për 3 orë, 56 minuta e 3 sekonda. Sprinti i fortë final i solli Canko Cankovit një sukses historik, duke e bërë atë bullgarin e parë që notoi distancën nga Evropa deri në Afrikë.
Garuesi është në gjendje të mirë fizike pas fitores së arritur në kushtet jashtëzakonisht të vështira në Oqeanin Atlantik.Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..