Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjurma bullgare në dinastinë e mbretërve të Britanisë së Madhe

Simeon Sakskoburgotski dhe Mbretëresha Elizabeth II
Foto: arkiv

Më 8 shtator 2022 përfundoi jeta e një njeriu të jashtëzakonshëm, shembull i këmbënguljes, respektit për traditën dhe përgjegjësisë për popullin.Mbretëresha Elizabeth II - kreu i shtetit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe të vendeve të Komonuelthit të Kombeve e përmbushi detyrën e saj për 70 vjet, të mbushura me ndryshime dhe sfida kardinale, si në mbretëri ashtu edhe në botë.

Ndërsa mbretëria dhe bota mësohen me ndryshimet që kanë ndodhur që pas vdekjes së saj, të cilat do të prekin madje dhe himnin kombëtar, le të kujtojmë lidhjen dinastike që e lidh Bullgarinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Afërsia e shtëpisë mbretërore bullgare me monarkët britanikë daton që në shekullin e 18. Mbreti Ferdinand është kushëriri i dytë i mbretit anglez Eduard VII - djali i mbretëreshës Viktoria. Mbreti Boris është një kushëri i tretë i Mbretit të Anglisë dhe babai i Mbretëreshës Elizabeth II, George i VI. Simeon  Sakskoburgotski është gjithashtu kushëriri nga babai i Mbretëreshës Elizabeth II. Ata janë që të gjithë pasardhës të së njëjtës dinasti princërore gjermane - Saks-Koburg dhe Gota.

Mbreti Ferdinand І

Mbreti Boris është një kushëri i tretë i Mbretit të Anglisë dhe babai i një mbretëreshe. "Lidhja farefisnore midis mbretëreshës Elizabeth II dhe dinastisë bullgare Saks-Koburg është një rrethanë që nëse përmendet në përgjithësi në sistemin arsimor bullgar, përmendet me një fjali dhe ngjan sikur ky fakt është mjaft i turpshëm - pohon në një intervistë për Radio Bullgarinë, historiani Dr. Petër Stojanoviç. “

Një lidhje e tillë është gjithashtu ndërmjetësi më i mirë diplomatik për zgjidhjen e çështjeve të mëdha dhe të vogla ndërkombëtare”. Kontaktet intensive midis Mbretërisë së Bullgarisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe marrëdhëniet midis anëtarëve të dinastisë ndërpriten aty pas vitit 1941, kur Bullgaria i shpall luftë Britanisë së Madhe.Megjithatë, deri atëherë:

Mbreti Boris III viziton Mbretin e Britanisë George i V (në mes) dhe Dukën e Jorkut (mbreti i ardhshëm George i VI) në pallatin Balmoral në Skoci

“Akoma Mbreti Ferdinand dhe nëna e tij, Princesha Klementina, kanë pasur jo një e dy vizita në Londër tek Mbretëresha Viktoria dhe më vonë tek Mbreti Eduard VII, kështu që kjo lidhje në dinasti nuk u prish kurrë”, thotë historiani. - “Sa i përket vizitës së Mbretit Borisi i Tretë në vitin 1927 kjo është vizita e parë e kreut të shtetit bullgar pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kufizimeve të Traktatit të Neuilly-t dhe izolimit ndërkombëtar në të cilin u gjend Bullgaria. Me këtë vizitë mbreti përpiqet të thyejë derisa është e mundur kapakun mbulues nën të cilin ndodhet atdheu ynë.Vizita e tij e radhës e rëndësishme në ishull ishte në vitin 1936, si pjesë e një turneu pan-evropian, kur ai mbërriti për funeralin e mbretit George i V, pas së cilës ai vazhdoi udhëtimin e tij në kryeqytete të tjera evropiane.” Edhe pse shumë e konsiderojnë monarkinë të vjetërsuar, është e pamohueshme që çdo monark dhe familja e tij kanë rolin dhe rëndësinë e tyre, të shkruar në kushtetutat dhe traditat e vendeve në të cilat ata sundojnë. E përbashkëta midis të gjithëve është se “familja e madhe e monarkive botërore ndihet gjithmonë e bashkuar me njëra-tjetrën, si nga gjaku ashtu edhe nga fakti se, ajo që i bashkon është neutraliteti ndaj politikës dhe detyra ndaj kombit. Detyra e çdo monarku të vetëm është të jetë në krahë dhe të mbrojë kombin e tij, edhe nëse, si në rastin e Mbretëreshës Elizabeth II, ai nuk e ka origjinën prej saj”, përfundon Petër Stojanoviç.

Jeta e saj ishte një konfirmim i shkëlqyer i këtyre fjalëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papa Françesku në Bullgari në vitin 2019

Katolikët në Bullgari kujtojnë me dashuri takimet e tyre me Papën Françesk – Papa i Paqes dhe i Mëshirës

Bariu i shpirtit, prifti i të gjithëve me zemër të hapur, profet modern – këto janë disa nga përkufizimet me të cilat Papa Françesku mbetet në shpirtrat e njerëzve pavarësisht nga përkatësia, feja apo besimi. Në vitin 2019 ai vizitoi Bullgarinë,..

botuar më 25-04-22 4.16.MD
Atë Paolo Cortesi Foto: Komuniteti Katolik - Belene

Atë Cortesi: Gjithnjë e më shumë njerëz nga të gjitha kishat e krishtera po punojnë për të gjetur unitetin

Më 20 prill, të gjithë të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Krishtit. Në sfondin e botës sonë të përçarë dhe të dhunshme, katolikët, së bashku me ortodoksët, armenët dhe protestantët, do të dërgojnë një mesazh shprese, duke ndarë gëzimin e përbashkët..

botuar më 25-04-20 6.00.PD

Mesazhet shpirtërore të Ringjalljes në këndvështrimin e një teologu bullgar

Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga varri i zbrazët dhe do të përpiqet, me të gjitha mundësitë e saj, të bashkëpërjetojë habinë e grave..

botuar më 25-04-19 7.00.PD