Tetë forca politike kanë shans për të hyrë në Parlamentin e ri, sipas një studimi sociologjik të Gallup International Balkan, i porositur dhe financuar nga BNR. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, koalicioni GERB-SDS do të kishte marrë 25,9% dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - 19,2%. Vendin e tretë do të fitonin DPS dhe “Vëzrazhdane” me përkatësisht 11.5% dhe 11.3%. Pason BSP me 9,8% dhe “Bullgaria Demokratike” me 7,6%. Kanë shans për ta kaluar barrierën prej katër për qind "Ka një popull të tillë" (4.3%) dhe partia e re "Ngritja bullgare" e ish-kryeministrit teknik Stefan Janev (4.2%). Sipas anketës, vetëm 49% e votuesve, ose 2.6 milionë njerëz, shprehin dëshirë për të votuar.
“Mund të ketë një betejë serioze për të gjitha vendet, nuk ka mbaruar edhe beteja për vendin e parë”, komentoi për BNR Përvan Simeonov, drejtori ekzekutiv i Gallup International Balkan.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..