Dita e Kryqit (Krëstoden), të cilën Kisha e feston më 13 dhe 14 shtator si Dita e Lartësimit të Kryqit të Nderuar, është një nga festat më të mëdha të krishtera, që festohet me solemnitet të veçantë. Në këtë ditë të rëndësishme për të krishterët, në vitin 335, besimtarët janë përulur para Kryqit të Zotit të gjetur nga Mbretëresha Elena, në tempullin "Ngjallja e Krishtit" te Varri i Shenjtë.
Për botën ortodokse, Dita e Kryqit është një nga katër festat e krishtera të vitit, në të cilën bëhet pelegrinazh në vendet e shenjta. Në Bullgari, çdo vit, në natën e 13-14 shtatorit, mijëra besimtarë nga vendi dhe jashtë vendit e kalojnë natën në Krëstov Vrëh (Maja e Kryqit) me shpresën për shërim dhe mbështetjen e Zotit. Maja gjendet në zonën e Krëstova Gora (Pylli i Kryqit) në Rodopet e Mesme, ku në vitin 1956, mbi mbetjet e një vendbanimi të vjetër shpirtëror, u ndërtua kompleksi i manastirit "Trinia e Shenjtë", ndërsa në vitin 1995 u ndërtua“Qefini i Virgjëreshës së Shenjtë”.
Njerëzit besojnë se në vendin ku mali formon një kryq, ruhet një pjesë e Kryqit të Zotit, të cilën Mbretëresha Elena ia dha djalit të saj Perandorit Kostandin. Zona është e famshme për fuqinë e saj shëruese, gjë që dëshmohet nga dhjetëra histori të njerëzve që janë shëruar nga sëmundje të rënda dhe të pashërueshme. Më shumë për festën e madhe dhe Krëstova Gora mund të lexoni në botimet e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: plovdivskamitropolia.bg, pixabay
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..