Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësime të jashtëzakonshme në fizikë në Muzeun Politeknik Kombëtar

7
Foto: Muzeu Politeknik Kombëtar

Më 15 shtator 1948 shkollat në mbarë Bullgarinë pritën solemnisht nxënësit  e tyre, kurse 57 mijë fëmijë dëgjuan zilen e shkollës për herë të parë. Dhe ndërsa ideja e shkollës si një burim dijeje është në zemër të çdo shoqërie, ajo fare nuk është i vetmi burim nga i cili fëmijët mund të mësojnë më shumë për botën përreth tyre.

Vendi i çudirave - kështu e quajnë dhomën e demonstrimit për mësime të jashtëzakonshme të fizikës në Muzeun Politeknik Kombëtar në Sofje, ku zgjohet interesi dhe dashuria e të mëdhenjve e të vegjëlve ndaj kësaj shkence kaq të ndërlikuar në pamje të parë, e cila në fakt del mjaft dëfryese.


“Kabineti u ndihmon më tepër fëmijëve të afrohen  dhe të kuptojnë ligjet fizike natyrore - sqaron inxhinierja  Veselina Eneva, Zëvendës Drejtoresh e Departamentit “Ekspozitë, punë me publikun dhe projekte” në muze. - Teoria nuk është e mjaftueshme për të kuptuar parimet, veçanërisht të shkencave ekzakte, prandaj procesi arsimor zhvillohet në formën e trajnimit praktik. Nuk është rastësi që motoja e zyrës sonë është fraza e famshme e Konfucit: Dëgjova dhe harrova. Pashë dhe mbajta mend. E përjetova dhe e kuptova”.


Demonstrimet si metodë mësimore e kanë origjinën në Bullgari  akoma që në vitet 70 të shekullit të 19-të, kur në shkollat ​​e mesme në Plovdiv dhe Gabrovo krijohen kabinetet e fizikës. Themelues ka qenë Ivan Gjuzelev , kurse libri i parë shkollor bullgar i fizikës është shtypur nga mësuesi nga qyteti Koprivshtica Najden Gerov në Beograd, në verën e vitit 1849.


Për vizitorët më të vegjël që nuk e mësojnë ende këtë lëndë në shkollë, demonstrimi është i përshtatur për t'i bërë ata të kuptojnë faktin se ekzistojnë ligje themelore natyrore që shkenca ka vendosur dhe të cilave dukuritë në botën rreth nesh u binden pa kushte, për të pranuar se fizika është pjesë e përditshmërisë së secilit, edhe kur parimet dhe ligjet e saj duken si mrekulli. Ata vërtet habiten kur kthejnë pajisjen që demonstron formën gjeoidale të Tokës dhe kuptojnë se planeti ynë nuk është në të vërtetë një sferë.

“Sytë e tyre shkëlqejnë! Janë të mahnitur, por dalin të kënaqur, dhe ka të tillë të cilët nuk duan të ikin - buzëqesh Veselina Eneva. - Një krenari për muzeun është fakti se, kabineti i demonstrimeve është i pajisur me pajisje me një vlerë historike. Një pjesë prej këtyre pajisjeve janë në një gjendje punuese dhe pas restaurimit të tyre profesional janë gati për të hyrë në punë përsëri. Kabineti pasurohet vazhdimisht me instalime eksperimentale moderne, por theksi mbetet tek pajisjet e vjetra. Fakti se ato janë nga një epokë e kaluar, në asnjë mënyrë nuk merr nga aftësia e tyre të mbajnë vëmendjen e nxënësve në rritje. Madje përkundrazi. Kjo u vesh një vlerë suplementare të shtuar dhe hijeshi” - është kategorike bashkëbiseduesja jonë. 

Por, ja dhe urimin, të cilin e drejtoi Veselina Eneva ndaj të gjithë pjesëmarrësve të ardhshëm në çudirat e vogla:

“Gëzuar ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësve dhe mësuesve! Falënderojmë ata me të cilët kemi punuar dhe mezi presim t'i shohim sërish gjatë këtij vit shkollor. Përpara për mrekulli!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Politeknik Kombëtar dhe Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD