Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë dhe eurodeputet bullgar Sergej Stanishev nuk do të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të partisë në kongresin e ardhshëm në Berlin. Ai e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp në Sofje, duke theksuar arsyet politike për vendimin e tij. Sergej Stanishev tha se deri më tani nuk ka kërkuar mbështetje politike nga Bullgaria dhe shtoi: “Një parti nuk mund të emërojë presidentin e gjithë kësaj familjeje të madhe, por nuk mund të jesh as kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë nëse nuk ke pas një parti të fortë dhe të autoritetshme.” Eurodeputeti paralajmëroi se një fazë e re e rrezikshme po vjen për Evropën për shkak të varësisë ekonomike nga faktorët e jashtëm. “Nuk e kam fjalën vetëm për varësinë nga Rusia për sa i përket furnizimeve me gaz apo naftë”, sqaroi ai.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..