Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për shkëmbimin e 200 robërve të luftës, njoftoi Presidenti turk Rexhep Erdogan për televizionin PBS. Deklarata u bë pas takimit të Erdoganit në Uzbekistan me liderin rus Vlladimir Putin. Presidenti turk shtoi se ai ende shpresonte se do të ishte në gjendje të organizojë një takim personal midis Presidentit Putin dhe Presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski.
Forcat ukrainase po sulmojnë ashpër qendrën logjistike në rajonin e Luganskut, qytetin Liman, nga dy drejtime, raportoi uebfaqja lenta.ru, duke cituar mbrojtjen ruse në zonë. Rreth 70 për qind e garnizonit rus në Svatovo në rajonin e Luganskut u asgjësua, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Svatovo është bastioni kryesor i mbrojtjes ruse në lindje të lumit Oskoll. Gjithashtu u raportua se 50 njësi të pajisjeve ushtarake ruse u shkatërruan në Novoajdar. Komanda jugore e Ukrainës njoftoi se fundosi një maune me personel dhe pajisje ushtarake ruse në lumin Dnieper. “Radio Liria” tregoi foto satelitore se si ushtria ruse po ndërton një urë të re mbi Dnieper pranë Novaja Kahovka. Vagonët hekurudhor u zhytën në lumë, mbi të cilin u bë një argjinaturë, për të rinovuar furnizimin me ushqime dhe municione në Herson.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..