Ambasadori zviceran Raimund Fuhrer dhe Zëvendëskryeministri në detyrë për Menaxhimin e Fondeve Evropiane të Bullgarisë Atanas Pekanov nënshkruan marrëveshjen kornizë dypalëshe për programin e ri të bashkëpunimit zvicerano-bullgar. Sipas marrëveshjes, vendi ynë do të përfitojë ndihmë financiare në shumën 92.5 milionë franga zvicerane. Fondet do të plotësojnë zbatimin e politikave kombëtare në arsimin profesional, kërkimet shkencore dhe inovacionet, sigurinë dhe migracionin, mjedisin, politikat sociale dhe shoqërinë civile.
Zbatimi i këtij programi të dytë të bashkëpunimit zvicerano-bullgar do të fillojë pas ratifikimit të Marrëveshjes Kornizë në Parlamentin bullgar.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..