Dy javë para zgjedhjeve, diferenca mes GERB-it dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin” është afër 7 për qind, tha drejtori i Qendrës për Analizë dhe Marketing (CAM), Julij Pavllov. Sipas tij, në parlament do të hyjnë 6 parti dhe dy të tjera janë në prag.
Anketa u krye midis 15 dhe 19 shtator me fondet e veta të Qendrës për Analizë dhe Marketing dhe u anketuan 1011 qytetarë të rritur.
Sipas rezultateve të sondazhit, koalicioni GERB-SDS do të merrte rreth 25 për qind të votave, “Po e vazhdojmë ndryshimin” - rreth 18 për qind, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - 12.8 për qind, BSP - pak më shumë se 11 për qind, “Vëzrazhdane” – 10.5 për qind, “Bullgaria Demokratike” – 8.1 për qind.
Në pragun e 4 për qindësh të kërkuar për të hyrë në parlament janë “Ka një popull të tillë” dhe “Vrulli Bullgar”.
Sipas sondazhit, pritet një pjesëmarrje e ulët rekord e votuesve, me jo më shumë se dy milionë e gjysmë të shkuar në votime, njoftoi reporterja e BNR Svetosllava Kuzmanova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..