Shënohet 50 vjetori i rekordit botëror të Jordanka Bllagoeva në kërcim së larti. Arritja e 24 shtatorit 1972 është rekordi i parë botëror për atletikën bullgare. Atëherë në Zagreb të Kroacisë, atletja jonë kërceu 194 cm, duke kaluar shiritin me një rrotull barku.
Me rastin e përvjetorit në Muzeun e Sporteve në Sofje, Bllagoeva pranoi urime nga shumë kampionë, trajnerë dhe drejtues të federatave sportive. Të gjithë ata theksuan jo vetëm sukseset e mëdha të Bllagoevës në atletikë, por edhe kontributin e saj si pioniere në aerobin sportive.
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve që jetojnë në ishullin e Xhamajkës. Por si dëshmi se është vështirë të gjesh një vend në botë ku të mos ketë të paktën një bashkatdhetar, së fundmi biseduam me regjisoren Ina Sotirova, e cila prej 10..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi studimet..