Bullgaria prezantoi një shtëpi inovative të lëvizshme që peshon 3 400 kilogramë në ekspozitën e Caravan Salon në qytetin gjerman Dyseldorf. Projekti është vepër e Kamen Stankov dhe ekipit të tij nga Varna. Shtëpia e lëvizshme është gati 38 metra katrorë në gjendje të zgjeruar - me një verandë në të cilën ka një kuzhinë të jashtme, një televizor dhe një vend për t’u çlodhur. Ne pjesën e brendshme ka një dhomë gjumi, një kuzhinë, një tualet me banjë dhe një sallon.
Me tendën sipërfaqja e përgjithshme e saj bëhet 56 metra katrorë. Shtëpia portative bullgare e pushimit mban emrin e lumit piktoresk Vaja që rrjedh përmes zonës së mbrojtur “Irakli” dhe plazhit “Vaja”. Në këtë mënyrë krijuesit e saj dëshirojnë të tregojnë lidhjen e tyre me natyrën e pastër dhe të gjelbër.
Në ekspozitën në Dyseldorf, bullgarët morën këshilla të vlefshme se si mund ta zvogëlojnë peshën e fushorit me 200 kilogramë, si dhe shumë ide interesante nga investitorët dhe përdoruesit me të cilat mund të përmirësojnë projektin e tyre.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..