Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk i mbështet sanksionet bërthamore kundër Rusisë

Foto: CAE "Kozlloduj"

Kompania Kombëtare Elektrike” dhe Centrali Elektrik Bërthamor “Kozlloduj” të vazhdojnë punën sipas marrëveshjeve të tyre dhe kontratave të prokurimeve publike me kompanitë ruse. Kështu vendosi kabineti zyrtar, pasi BE-ja lejoi Bullgarinë të përdorë përjashtime për këtë çështje nga sanksionet antiruse, shkruan gazeta “24 çasa”.

Energjia bërthamore nuk ka gjasa të përfshihet në paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, shkruan “Politiko”. Publikimi i referohet një burimi diplomatik në Bruksel se Bullgaria është kundër këtyre sanksioneve, pasi vendi eksporton energji elektrike në Greqi dhe në Ballkanin Perëndimor, të prodhuar në një termocentral bërthamor që funksionon me teknologji ruse.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli Fiskal rekomandon të ndërmerren masa për kursime buxhetore

Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..

botuar më 25-10-28 12.15.MD

Për shkak të aplikimit të euros, njerëzit po depozitojnë masivisht para në banka

Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..

botuar më 25-10-28 9.38.PD

“Allianz Trade”: Bullgaria do të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore

Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..

botuar më 25-10-22 2.56.MD