Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dënoi përdhosjen publike të himnit kombëtar bullgar gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev thuhet se gjuha e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve nga tribunat e stadiumit kombëtar në Shkup është mohim i vlerave themelore të shoqërive moderne demokratike dhe në kontrast me parimet dhe normat evropiane të sjelljes.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se MPJ-ja e merr parasysh reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila dënon gjuhën e urrejtjes gjatë ndeshjes së futbollit dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje autoriteteve zyrtare në Shkup të bëjnë atë që është e nevojshme për të zhdukur agresionin antibullgar në hapësirën publike të vendit.Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..