Futbollisti nga kombëtarja bullgare e të rinjve, Martin Georgiev, është përfshirë në renditjen prestigjioze të gazetës britanike “Guardian” për 60 talentët më premtues të futbollit në botë. Mbrojtësi, i cili këtë sezon kaloi nga skuadra bullgare “Sllavija” te “Barcelona”, është prezantuar si fizikisht i fortë dhe njëkohësisht i aftë për të përmbushur kërkesat e larta teknike të katalanasve, transmeton Sportal.bg.
Pak ditë më parë, Georgiev mbushi 17 vjeç, por tashmë është lojtar i rregullt në kombëtaren bullgare (U19). Ai luan edhe për 19-vjeçarët e Barcelonës.Borjana Kalejn përfundoi në vendin e dytë dhe Stilijana Nikollova ishte e treta në kualifikimet e Kupës Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Më së shumti pikë ka grumbulluar italianja Sofia Raffaelli. Gara zhvillohet për herë të..
Kirill Kirov u klasifikua për finalen e qitjes 10 metra me pistoletë për meshkuj në Kupën e Botës të Qitjes në Baku, Azerbajxhan, njoftoi BTA. Qitësi më i mirë bullgar për vitin e kaluar dha rezultatin e pestë në kualifikime me 582 pikë, pesë më pak..
Në edicionin e dytë radhazi të Kupës Botërore të shahut për femra, sërish do të ketë pjesëmarrje bullgare. Pasi Nurgjyll Salimova arriti në finalen e turneut në Baku në Kupën e Botës në Shah për femra, në vitin 2025 do të garojë Nadja Tonçeva. Në vitin..