Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksident me një avion ushtarak pranë Bezmerit, piloti është katapultuar

Foto: BGNES, arkiv

Prokuroria Ushtarake në Sliven ka marrë përsipër hetimin e një aksidenti me avion pasditen e sotme në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Aksidenti ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Për arsye ende të panjohura, piloti ka humbur kontrollin e avionit ushtarak Su-25, pas së cilës është katapultuar. Avioni është rrëzuar dhe është djegur plotësisht. Piloti, i cili u dërgua në Spitalin Ushtarak në Sofje, është në gjendje relativisht të mirë, tha prokurori i qarkut ushtarak të Slivenit, koloneli Hristo Tinev. Piloti është një oficer i lartë me shumë përvojë.

Ky nuk është incidenti i parë me avionë ushtarakë. Në qershor 2021, MiG-29 u rrëzua në Detin e Zi dhe piloti vdiq. Bullgaria ka 8 bombardues Su-25. Më shumë se një vit më parë ata iu nënshtruan një riparimi të madh në Bjellorusi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD