Shëtitorja qendrore e Kopshtit Detar në Varna tashmë është duke u përgatitur për zbukurimin pranveror me tulipanë dhe manushaqe, të cilat do të kënaqin sytë e kalimtarëve pranverën e ardhshme.
“Nga vjeshta fillojnë përgatitjet për mbjelljen e luleve, po marrin formë edhe figura të reja”, tha për BNR Varna, Janka Petrova, e cila punon si kopshtare për më shumë se një çerek shekulli.
Për momentin po punohet intensivisht për pastrimin e parkut emblematik të kryeqytetit tonë detar nga gjethet e rëna. Dimërimi i Trëndafilishtës po vjen.
Dhe në pranverë, tulipanët holandezë do të zbukurojnë Kopshtin Detar.
“Ka shumë punë në Kopshtin e Detit, është e vështirë, por 25 vjet më parë gjithçka bëhej me dorë – edhe fshirja edhe ngarkimi i plehrave. Tani makineritë ndihmojnë, është më shpejt dhe puna shkon më lehtë”, thotë Janka Petrova.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR-Varna
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...
Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..
Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..